Higuain largohet nga Chelsea, kthehet në Juventus

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka njoftuar se ka vendosur të mos e shfrytëzojë të drejtën e blerjes së Gonzalo Higuain.

Gonzalo Higuain është larguar nga Chelsea.

Ylli argjentinas nuk është blerë nga klubi londinez pas skadimit të periudhës së huazimit nga Juventus.

Chelsea ka njoftuar se ka vendosur të mos e shfrytëzojë të drejtën e blerjes së tij, përcjell lajmi.net.

Andaj, Higuain do të kthehet në Juventus ku ka kontratë edhe për dy sezonet e ardhshme.

Por, ai nuk pritet të mbetet as në Torino pasi raportohet se nuk zë vend në planet e trajnerit Maurizio Sarri. 

Të ngjashme