Higuain: Po e shijoj Juventusin, karrierën dua ta përfundoj te River Plate

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Gonzalo Higuain është duke shijuar kohën te Juventusin, por ka thënë se ai do të dëshironte të mbaronte karrierën e tij atje ku filloi, te River Plate.

Reprezentuesi i Argjentinës u kthye në Torino pas huazimeve te Milani dhe Chelsea.

Higuain ishte vendosur në treg nga Juventusi, por përfundoi si zgjedhje e parë në qendër të sulmit, ndërsa së fundmi ka folur për kohën që po kalon dhe të ardhmen

“Unë nuk mbyll dyer, e ardhmja është e pasigurt. Kam dy vjet në kontratën time këtu dhe pastaj do të shohim”,  ka thënë fillimisht El Pipita për Fox Sports Argjentina. kur u pyet nëse do të kthehej në River Plate.

“Mbetem shumë i dashur për Riverin, ekipin dhe tifozët. Unë i shikoj ndeshjet e tyre dhe jam i lumtur kur gjërat shkojnë mirë për ta”.

Higuain gjatë kohës sa ishte te River Plate

“Për të qenë i sinqertë, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Për momentin, unë dua të vazhdoj të shijoj Juventusin”, përfundoi Higuain.

31-vjeçari doli përmes akademisë së River Plate dhe luajti aty derisa u transferua në Real Madrid në janar të 2007. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme