De Laurentiis: Higuain po e tradhton vetveten

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 18:50 | Nga

Gonzalo Higuain është pranë kalimit nga Napoli te rivali Juventus

Në lidhje me këtë transferim ka folur presidenti i klubit napolitan, Aurelio De Laurentiis, i cili mendon se Higuain nga tash e tutje do të njihet si një tradhtar në qytetin e Napolit.

“Nuk kam folur me Higuain këto ditët e fundit, por nëse vendos që të shkojë të Juventusi atëherë është duke e tradhtuar vetveten”. “Nuk është e mundshme që një njeri aq i dashur nga i gjithë qyteti, i cili këndonte dikur me aq dashuri himnin e klubit së bashku me tifozët në ‘San Paolo’, tash të transferohet te një rival historik”.

“Ky është një paradoks, pasi që Juve dhe Napoli janë si maca dhe qeni”, ka deklaruar De Laurentiis. Napoli pritet që të përfitojë 94 milionë euro nga shitja e Higuain.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme