Historia e boksierit që e pret për 50 vjet dënimin me vdekje

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Një histori të tillë e presim në vende totalitare, ose në ato vende ku kriminaliteti ka statistika të frikshme, si në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhen në qeli 655 persona çdo 100 mijë banorë.

Por në Japoni, ku kjo statistikë shkon ulet me shifrat e 39 çdo 100 mijë banorë, historia e 83-vjeçarit Iwaho Hakamada duket si një novelë e Kafkës, më shumëse të Murakamit.

Hakamada në 2014 u shpall si i dënuari me dënim me vdekje që ishte në pritje të ekzekutimit nga më shumë kohë në botë, plot 48 vjet.

Sot në 2019, pasi prova e DNA e liroi atë në 2014 nga akuza e vrasjes, ai mund të rikthehet sërish në burg.

Iwao Hakamada në rininë e tij

Hakamada ishte një talent i boksit japonez të viteve ’60 , teksa po përgatitej për profesionizmin, kur një sëmundje i ndërpreu karrierën. Filloi punë në një fabrikë që prodhonte vaj soje, po rjeta e tij u ndërpre kur në gushtin e vitit 1966 ai u akuzua për vrasjen e pronarit dhe familjes së tij, dhe djegies së shtëpisë me kufomat e tyre brenda.

Policia, e shtyrë nga opinioni publik që donte një fajtor, filloi të hetonte dhe të merrte në pyetje me orë të tëra Hakamadën, ndërkohë që e vetmja provë ishin një palë pantallonash me gjak.

Hakamada në shtpinë e të motrës pret vendimin që mund ta rikthejë në burg

Ish boksieri u dënua me vdekje, me 2 gjykatës në favor të dënimit, dhe 1 kundër. Ky i fundit, si protestë për trajtimin e të dënuarit, la përgjithmonë profesionin.

Por në 2004, ADN-ja e gjakut të pantallonave u analizua në laborator, dhe përjashtoi mundësinë që mund t’i përkiste viktimave.  U deshën 10 vjet më shumë për të që të lirohej përkohësisht, tashmë plak dhe i sëmurë.

Por këtë vit Gjykata e Lartë japoneze vendosi që të mos rishqyrtojë çështjen, duke rrezikuar një kthim tjetër në burg për japonezin, që ka kaluar gjysmëshekulli në qeli.

Arsyeja, sipas analistëve, është tek sistemi penal japonez, që ka një rekord 99.9% dënimesh. Praktikisht, prokurorët, të pakët në numër, procedojnë vetëm rastet ku janë të sigurt për autorësinë krimit, dhe pafajësia është pothuajse e pamundur.

Kjo do të thotë, që opinioni publik e ka tejet të vështirë të ndryshojë mendimin për një të dënuar. I pari që e di këtë është pikërisht Hakamada, djali i të cilit nuk e ka takuar më të atin në 53 vitet e fundit.

Të ngjashme