Historia e kampionit me origjinë shqiptare, Sammy Mandell

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 10:27 | Nga

Shqiptarët janë në pritje të një kampioni “të vërtetë” të botës në boksin profesionist. Në katër versionet më të mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO dhe IBF), asnjë boksier shqiptarë nuk ka arritur të fitojë titullin, ndonëse kishin arritur deri te meçi për titull dhe e kishin humbur atë, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, historia e botës njeh një boksier me origjinë shqiptare që ka prekur majat e boksit profesionist dhe madje në fund ka arritur edhe të futet në Shtëpinë Ndërkombëtare të të Famshmëve të Boksit.

Boksieri Sammy Mandell, sipas librit “Chicago Boxing”, por edhe enciklopedisë Wikipedia, kishte babanë shqiptar e nënën italiane. Mandell kishte prejardhjen nga Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve) në afërsi të Palermos në Sicili.

Mandell kishte emigruar në Chicago në një moshë të hershme.

Ai boksonte në peshën e lehtë, ndërsa karrierën e kishte nisur me një barazim në korrik të vitit 1919. Ishte 15-vjeçar kur debutoi. Ai ishte stërvitur nga legjendari Jack Blackburn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme