Historia interesante e Ismet Munishit me gjyqtarin me famë botërore, Daniel Skomina SPORT

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ismet Munishi ka qenë një ndër futbollistë më cilësor shqiptarë dekada më parë, shkruan Zëri.info.

I lindur e i rritur në futbollin e Kosovës, Munishi i cili njihet edhe si ‘Ismet Baba’ ka arritur që të bëjë karrierë edhe në shtatë kampionate evropiane.

Ish-reprezentuesi i Kosovës në vitin 2000 ka qenë pjesë e skuadrës sllovene Olimpia e Lubjanës.

Image

Një fakt interesant i cili së fundmi është publikuar në mediat sllovene është edhe historia e Munishit me gjyqtarin Daniel Skomina.

Në ndeshjen debutuese të Skominas në Slloveni, lojtarin e parë që e ndëshkoi me karton të kuq ishte pikërisht Munishi.

Ndodhi kjo në ndeshjen Olimpia – Domzhale.

Kujtojmë se Skomina është gjyqtar më famë ndërkombëtare.

Ai së fundmi e ka drejtuar edhe finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Livepoolit dhe Tottenhamit. /Zëri.info

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme