Historike për një ekip kosovar: Ballkani kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Ballkani e ka shkruar historinë e futbollit të Kosovës.

Suharekasit janë skuadra e parë nga Kosova që kualifikohen në fazën e grupeve të një gare evropiane.

Saktësisht, me fitoren e sotme 1:0 ndaj Shkupit, Ballkani ka siguruar një vend në grupet e Ligës së Konferencës.

Meriton Korenica shënoi golin e vetëm dhe të fitores për vendasit ndaj Shkupit në minutën e 69-të.

Kështu, me rezultat të përgjithshëm 3:1 nga të dyja ndeshjet, Ballkani shkruan historinë.

Ndryshe, djelmoshat e Ilir Dajës e nisën aventurën evropiane në Ligën e Kampionëve, por që në rundin e parë eliminator u eliminuan nga Zalgirisi.

Më pas në Ligën e Konferencës, Ballkani eliminoi La Floritën, Klaksvikun dhe sonte Shkupin.

Të ngjashme