Hitzfeld ka një këshillë për Bayern Munich

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Ish selektori i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka një këshillë për skuadrën e Bayern Munich.
Bayern pozicionohet aktualisht në pozitën e dytë në Bundesliga, dhe Hitzfeld duket se e di arsyen e kësaj.

Mungesa e transferimeve në afatin e trasnfereve të verës thuhet se mund të jetë problemi tek bavarezët.

Kështu, trajneri gjerman ka thënë se Bayern duhet të përforcohen në afatin e transferimeve të janarit.

“Sigurisht se duhet bërë diçka. Kanë dështuar këtë sezon, pasi nuk kanë ndërhyrë në asnjë pozicion” ishte kritika e Hitzfeld në intervistën për “dpa”, transmeton lajmi.net.

Hitzfeld ka qenë trajner i bavarezëve gjatë viteve 1998 deri në 2004, për tu rikthyer përsëri nga 2007 deri 2008.

Me skuadrën nga Mynih, Ottmar fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2001, si trofeun më të rëndësishëm.

Të ngjashme