Hitzfeld lavdëron Xhakën, Shaqirin e lojtarët të tjerë që nuk janë zviceranë

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Ottmar Hitzfeld ka thënë se përfaqësuesja aktuale e Zvicrës ka lojtarë të mirë që kanë kapacitetet për të fituar Ligën e Kombeve.

Ish-përzgjedhësi i kombëtares zvicerane ka vlerësuar lartë futbollistë shqiptarë dhe së bashku me ta, helvetikët mund të arrijnë majën e futbollit.

“Zvicra ka lojtarë të rinj të jashtëzakonshëm. Kanë lojtarë shumë të mirë me rrënjë nga jashtë, si “Granit Xhaka, Haris Seferoviqin e Xherdan Shaqiri”.

“Zvicra mund të bëjë punë të mrekullueshme në vitet e ardhshme. Shanset me Portugalinë janë 50-50. Me potencialin që aktualisht Zvicra posedon, fitorja ndaj portugezëve është e mundshme”.

Ndryshe, Hitzfeld ka udhëhequr Zvicrën në periudhën 2008-2014, përkatësish në dy kualifikime për kampionatin botëror. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme