Hitzfield: I tërë kombi tani duhet të qëndrojë pas Shaqirit, Xhakës dhe Lichsteinerit

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 10:38 | Nga

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichsteiner nuk janë dënuar me mos lojë shkaku i bërjes së shqiponjës me duar.

Shaqiri dhe Xhaka pasi realizuan secili gol, bërën me duar simbolin e shqiponjës, ku u ankuan zyrtarët e federatës së Serbisë pas humbjes me rezultat 2-1.

Treshja është dënuar me të holla dhe do të mund të paraqiten në takimin kundër Kosta Rikës.

Ottmar Hitzfield, ish-trajneri i kombëtares zvicerane, ka pohuar se ndihet i lumtur që të tre futbollistët nuk janë dënuar.

“Unë kam qenë i bindur që nga fillimi se nuk do të dënohen. Dënimi është tejkaluar. Është e natyrishme që të tre janë në bord”, tha trajneri zviceran.

“Ju bëni gabime në eufori. Në kuptimin njerëzor, është e kuptueshme, por të dy kanë qenë në ato momente në ndikimin e emocioneve. Mesazhet politike nuk lejohen. Në kombëtare tashmë kemi biseduar në vjeshtën e vitit 2014 dhe atyre u kemi thënë se duhet të përmbahen”.

“Se nxiti një debat është normale. Është një Kupë e Botës, jo vetëm tifozët e futbollit, por i gjithë kombi. Është bërë një gabim, por tani e gjithë Zvicra duhet të qëndrojë prapa kombëtares. Tani, me të gjithë lojtarët, çdo gjë është e mundur për ekipin”, tha i pensionuari Hitzfield.

Ndryshe, takimin e radhës përfaqësuesja zvicerane do ta zhvillojë kundër kostarikanëve, me fillim në ora 20:00 në Nizhny Novgorod Stadium.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme