Hoeness: Lewandowski nuk largohet nga Bayerni

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 13:01 | Nga

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness mban qëndrim të prerë në lidhje me të ardhmen e afërt të Robert Lewandowskit. Sipas numrit 1 të klubit bavarez nuk ka asnjë shans që sulmuesi polak të largohet nga kampionët e Bundesligës.

“Lewandowski në merkato për 200 milioë euro? Ky lajm nuk ka asnjë bazë, është i pakuptimtë. Ne nuk kemi ndërmend ta shesim Lewandowskin këtë verë. Sikurse e kemi theksuar disa herë, ai do të vazhdojë të luajë te Bayerni.”

Ndër klubet e interesuara për Lewandkowskin spikatin Reali i Madridit dhe Chelsea. Në fakt, ka qenë vetë menaxheri i futbollistit, Pini Zahavi, që rriti pritshmëritë në publik për shitjen e mundshme të klientit të tij nga Bayerni.

“Robert ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në jetën e tij dhe drejuesit e Bayernit e dinë këtë.”

Kundërpërgjigjja e Hoenessin ishte e shpejtë dhe e vendosur: Lwsandowski do të vazhdojë të jetë sulmuesi kryesor i bavarezëve nën urdhrat e trejnerit të ri, Niko Kovac.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme