Hoever me kontratë të re në Liverpool

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi holandez, Ki-Jana Hoever, ka nënshkruar një marrëveshje të re me skuadrën Liverpool.

Sipas Goal, nëpërmjet kontratës së re, futbollisti 17 vjeçar do të qëndrojë për një periudhë të gjatë në këtë klub.

Kujtojmë se gjatë verës së kaluar, Hoever e ka braktisur klubin Ajax për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.

Hoever ka pasur 13 paraqitje dhe ka shënuar dy gola për Liverpool.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme