Holanda dhe Ekuadori ndahen baras

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Holanda dhe Ekuadori kanë luajtur baras në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupi A në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja e zhvilluar këtë të premte në stadiumin “Khalifa International” u mbyll baras 1:1.

Cody Gakpo kaloi fillimisht “Tulipanët” në epërsi në minutën e 6-të, me holandezët që shkuan në pushim me epërsi minimale.

Megjithatë, ata nuk ia dolën ta mbanin këtë epërsi në pjesën e dytë.

Ekuadorianët ia dolën të barazonin rezultatin në minutën e 49-të, përmes futbollistit më të rrezikshëm, Enner Valencias.

Holanda tani ka 4 pikë dhe vazhdon të jetë lidere e grupit, por me pikë të njëjta me Ekuadorin.

Senegali është i treti me 3 pikë, kurse Katari i fundit dhe pa pikë.

Të ngjashme