Holanda fiton me vështirësi ndaj Senegalit, vendosin Gakpo dhe Klaassen

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 19:16 | Nga Ekonomia Online


Holanda e nis me një fitore të arritur me mjaft vështirësi, aventurën në Kupën e Botës. Skuadra e Van Gaal fitoi 2-0 ndaj Senagalit, me dy gola të shënuar në minutat e fundit.

Në stadiumin “Al Thumama Stadium”, të dyja skuadrat u kujdesën më shumë për të studiuar lojën e njëra-tjetrës.

Më aktivë tulipanët, kryesisht nga krahu i djathtë me Dumfries, i cili në dy raste shërbeu dy topa shumë të mirë në zonë, por që nuk do të shfrytëzoheshin nga de Jong dhe Janssen.

Në krahun tjetër, Ismaila Sarr rrezikoi me një goditje nga distanca, që do të ndalej në fund nga mbrojtësi van Dijk.

Holanda vuan edhe në pjesën e dytë, por për fatin e mirë do të gjenin golin e avantazhit. 6 minuta nga fundi, Cody Gakpo shfrytëzoi në maksimum një krosim të De Jong dhe fitoi duelin ajror me portierin kundërshtar.

Në shtesë, Klaassen vulosi një fitore mjaft të vështirë, por që vlen 3 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme