Holanda mbetet pa një sulmues, De jog i thotë lamtumirë Euro 2020

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Luuk de Jong ka lënë këtë mëngjes kampin holandez, pas një dëmtimi, duke i thënë lamtumirë Kampionatit Evropian.

Sulmuesi i Sevillas, ka pësuar një dëmtim në gju, ndërsa tani përzgjedhësi Frank de Boer ka mbetur me vetëm dy zgjedhje në qendrën e sulmit.

“Luuk de Jong është detyruar të braktisë stërvitjen e sotme të Holandës pas një dëmtimi gju të martën. Si rezultat, lojtari me 38 paraqitje me kombëtaren, nuk do të mund të luajë në këtë Kampionat Evropian”.

“Me humbjen e Luuk de Jong, trajnerit Frank de Boe, ka ende 24 lojtarë që mund të luajnë. Rregulloret e UEFA-s nuk ofrojnë hapësirë ​​për të thirrur një zëvendësim në këtë fazë”, thuhet në njoftim.

Trajneri i Holandës ka mbetur tani me dy alternativa sa i përket qendrës së sulmit me Donyell Malen dhe Wout Weghorst.

Sa i përket De Jong tani ai do të kryejë disa ekzaminime në gjurin e dëmtuar për të parë nëse ka nevojë për operacion.

Të ngjashme