Honda befason me skuadrën e re

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 18:18 | Nga
Keisuke Honda ka nënshkruar me C.F Pachuca, skuadër kjo nga Meksika.
31 vjeçari ka qenë lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Milanin në muajin qershor.

Është skuadra C.F Pachuca që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me reprezentuesin e Japonisë.

Honda ka qenë pjesë e Milanit nga viti 2014, për të cilën skuadër ka regjistruar 81 paraqitje dhe ka shënuar nëntë gola.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme