Honda transferohet te Vitesse

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Keisuke Honda është transferuar edhe zyrtarisht te Vitesse.

Mesfushori japonez është transferuar te klubi holandez si lojtar i lirë, derisa kishte luajtur te VVV-Venlo.

Honda ka nënshkruar kontratë me Vitessen deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi.

“Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kam luajtur në Holandë”, ka thënë japonezi.

“Shpresoj që tifozët në Holandë të më kujtojnë ende. Do të bëjë gjithçka që t’i impresionojë tifozët”.

“Dua të jem i rëndësishëm për skuadrën të luajë në stadium dhe të luajë për tifozët. Është një ndjenë e mirë që pasi luajta për VVV-Venlo, të veshi sërish fanellë verdhë  e zi”, ka shtuar më tej ai.

Honda kishte shprehur dëshirën që të rikthehej te Milani dhe i ishte vetëofruar Manchester Unitedit, mirëpo përfundoi te Vitesse.


Të ngjashme