Howedes të mërkurën, testet mjeksore te gjigandi italian

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 07:58 | Nga

Juventusi ka arritur marrëveshje me Schalke 04 për Benedikt Howedes, si huazim për 3.5 milionë euro me të drejtë blerje për 11.5 milionë euro.

Gjermani tash e disa ditë është afër Juves, por që negociatat kishin ngecur.

“Sky Italia” shkruan se marrëveshja është arritur për huazim në vlerën e 3.5 milionë eurove me të drejtë blerje për 11.5 milionë euro.

Lojtari pritet që të jetë në Torino të martën, ndërsa testet mjekësore do të kryhen të mërkurën.

Howedes luan në qendër, ndërsa mund të luajë edhe në të majtë të mbrojtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme