Hugo Sanchez: Kane tashmë duhej të luante për Real Madridin

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Hugo Sanchez ka thënë se sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane duhet të jetë tashmë një lojtar i Real Madridit.

Legjenda e Real Madridit insiston se klubit duhet ta kishin nënshkruar me Kane kur Cristiano Ronaldo u largua drejt Juventusit 18 muaj më parë.

Sanchez është një tifoz i madh i kapitenit të Anglisë dhe i kërkoi presidentit Florentino Perez të nënshkruajë me qendërsulmuesin.

“Pas largimit të Cristianos, Real Madridi u desh ta nënshkruante Kane”.

“Dhe, tani, me dëmtimin e tij, ne duhet të shohim se si ai kthehet, por unë mendoj se ai duhet të jetë nënshkrimi i sulmit të Real Madridit”, ka thënë Sanchez.

Ndryshe, Sanchez ka luajtur shtatë sezone në Santiago Bernabeu duke shënuar 208 gola në 283 ndeshje. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme