Humbasin të dyja kombëtaret e Kosovës në volejboll

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 23:08 | Nga

Kombëtaret e Kosovës në volejboll, në të dyja konkurrencat, i mbyllën ndeshjet e Ligës evropiane “CEV Silver”, në të cilat u paraqitën për herë të parë.

Si meshkujt ashtu edhe femrat, përveç përvojës nuk arritën të marrin ndonjë rezultat pozitiv në gjashtë takimet e luajtura.

Sot, femrat u mundën 3:0 në sete nga Estonia në udhëtim, kurse me rezultat të njëjtë u mposhtën edhe meshkujt nga Maqedonia, në takimin e luajtur në Shkup.

Të ngjashme