Humbja e gjashtë rresht për Liverpoolin në shtëpi

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Nuk kanë të ndalur humbjet për Liverpoolin në ndeshjen si vendas. Liverpooli kishte pesë humbje rresht si vendas në Premier League, që ishte seria më e keqe në histori të klubit.

Por të dielën e pësoi edhe humbjen e gjashtë rresht si vendas.

Në kuadër të xhiros së 27-të të Premier Leagues, Liverpooli humbi në Anfield nga Fulhami me rezultatin 1:0. Goli i Mario Leminas në minutën e 45-të vendosi sfidën e kampionatit anglez.

Xherdan Shaqiri kompletoi ndeshjen për Liverpoolin, por pa ia dalë të bëj dallimin. Liverpooli është i shtati me 43 pikë nga 28 ndeshje. Fulhami renditet i 18-ti me 26 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme