Humbja e Norës nuk zbeh suksesin e Kosovës në Rio

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 17:17 | Nga

Agron Kuka, kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, thotë se pavarësisht eliminimit të Nora Gjakovës në fazën e dytë të “Rio 2016”, Kosova duhet të krenohet me suksesin e xhudistëve kosovare.

Një ditë pasi Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë, xhudistja tjetër Gjakova nuk arriti më shumë se faza e dytë, ku u mposht nga rumunia Corina Caprioriu.

Për KOHA-n pas kësaj humbje ka folur kryetari i federatës që ka deklaruar se ekipi kosovar ka pritur që Nora të kalonte edhe këtë fazë, por ishte lëndimi në gju që i shkaktoi probleme.

“E dimë se Nora kishte një lëndim në gju dhe ishte handikap. Kemi pas shpresë që dy xhirot e para do t’i kalojë. Në të dytën pati pak hezitim në fillim, por që u ngjall më vonë, por e pafat dhe humbi rastin për t’u futur në tetë më të mirat dhe humbi rastin për të fituar medalje”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se Kosova duhet të ndihet krenare për suksesin e Majlinda Kelmendit dhe se suksesi i saj nuk do të zbehet nga humbja e Nora Gjakovës.

“Ajo që ka ndodhur dje është histori e veçantë. Ka qenë ngjarje që ka gëzuar gjithë kombin. Ngjarja e sotme nuk do ta zbehë medaljen e djeshme. Nora ka kaluar së paku dy vite luftë për t’u kualifikuar në Lojëra Olimpike dhe na vjen keq për performancën e saj në ditën e sotme”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme