Humbja e penaltisë nga Messi i kushton Argjentinës me barazim

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 17:23 | Nga

Argjentina ka barazuar me Islandën me rezultat 1:1 në kuadër të ndeshjes së parë të grupit D të Kampionatit Botëror.

Sergio Aguero fillimisht kaloi kombëtaren latine në avantazh në minutën e 19-të.

Megjithat, ishte Alfred Finnbogason që barazoi shifrat në minutën e 23-të për ta vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Ylli i argjentinasve, Lionel Messi, pati mundësinë që t’ia sigurojë fitoren kombëtares së tij por dështoi të shënojë nga penaltia në minutën e 64-t.

Të ngjashme