Humbja turpëruese ndaj PSG-së, Zidane: Na mungoi intensiteti

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Sfida e parë hapëse për grupin A, mes PSG dhe Real Madrid, ishte tepër zhgënjyese për ‘Los Blancos’. Të besuarit e Zidane pësuan një humbje turpëruese 3-0 ndaj kampionëve të Francës. Zhgënjyes nuk ishte vetëm rezultati, por edhe loja e dobët e madrilenëve.

Zinedine Zidane nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes ndaj PSG-së. Francezi ka pranuar se skuadra e tij nuk luajti mirë pasi i mungoi intensiteti në atë humbje të thellë. Pas ndeshjes, Zidane tha se lojtarët e tij nuk i kryen detyrat e ngarkuara.

“I shënuam dy gola që na u anuluan. Por edhe ne nuk e kryem detyrën tonë. Na mungoi shumë intensiteti. Kemi humbur shumë duele dhe kjo t’i komplikon gjërat”, tha Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme