Humbje historike për Gjermaninë

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Dygolëshi i Antoine Griezmannit ishte shkaktari i humbjes së gjashtë të Gjermanisë këtë vit, diçka që nuk i ka ndodhur kurrë më parë ekipit kombëtar gjerman.

Humbja e Gjermanisë 2-1 në udhëtim ndaj kampiones së botës Francës të martën mbrëma ishte e gjashta brenda një viti kalendarik për herë të parë në histori të kësaj Kombëtareje, transmeton Gazeta Express.

Për Gjermaninë 2018-ta ka qenë vit dërrmues, me polemika jashtë fushës dhe një Botëror dëshpërues në Rusi, të cilat kanë qenë në fokus të ballinave për arsyeje ta gabuara.

Sa i përket rezultateve, humbja 3-0 ndaj Holandës të shtunën ishte më e rënda, pasi gjermanët u munden lehtësisht nga ekipi i ri kombëtar i Ronald Koemanit.

Por, dy prej humbjeve më vendimtare të Gjermanisë ndodhen në Rusi, pasi u munden 1-0 nga Meksika në ndeshjen hapëse grupore dhe u eliminuan në fazën grupore pas disfatës 2-0 ndaj Koresë Jugore.

Dy humbjet tjera të Gjermanisë këtë vit u shkaktuan nga Brazili dhe Austria në miqësore para Kupës së Botës.

Të ngjashme