Hummels: Ishim më të mirë se Reali

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 12:42 | Nga

Mats Hummels mendon se Bayern Munich ishte më i mirë se Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ua dorëzoi kampionëve evropianë një gol të lehtë.

Një barazim 2-2 në ndeshjen e dytë, në “Santiago Bernabeu”, të martën, e pa Real Madridin të arrinte finalen e tretë radhazi në Championës, duke fituar në total 4-3.

Por, një gabim tronditës, i bërë nga Sven Ulreich, rezultoi i kushtueshëm për Bayernin. Portieri i bavarezëve gaboi në një zotërim topi dhe i dha Karim Benzema golin e tij të dytë dhe të lojës. Hummels u ankua për mënyrën se si Bayern i dha një gol tjetër kundërshtarit, duke thënë se skuadra e tij ishte më e mira ndër dy skuadrat në fushë.

“Ne ishim në përgjithësi superiorë dhe patëm shanset pa përfunduar ndeshjen. Por, kam keqardhje, sepse i kemi dhuruar Realit nga një gol në të dyja ndeshjet gjysmëfinale. Kjo është e kushtueshme në këtë nivel, – tha qendërmbrojtësi gjerman për “Sky”. – Kjo nuk na sjell asgjë… Ne kemi bërë një luftë të madhe, por në fund kemi mbetur pa asgjë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme