Hummelsi, drejt rikthimit të dytë tek Dortmundi

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Mats Hummels, është në bisedime të avancuara për t’u kthyer në Borussia Dortmund për 30 milionë euro, ka mësuar “Sky” në Gjermani.

Fituesi i Kampionatit Botëror, Hummels, e nisi karrierën e tij me Bayernin para se të kalonte në Dortmund më 2009, pas një viti si i huazuar atje.

Më 2016, ai u rikthye në “Allianz Arena”, pasi luajti 309 lojë për Bayern, duke fituar dy tituj të Bundesligës dhe një Kupë të Gjermanisë gjatë kësaj periudhe, transmeton Koha.net.

Mesfushori qendror 30 vjeç ka fituar shtatë trofe në tri sezonat e fundit me Baynernin – përfshirë tre tituj t njëpasnjëshëm të Bundesligës.

Por Hummelsi tani duket se ka vendosur të lëshojë Munichun, ashtu sikurse edhe bashkëlojtari i tij 30 vjeç, qendër-mbrojtësi Jerome Boateng.

Boateng ka kontratë me klubin deri më 2020/21 por muajin e kaluar, presidenti i klubit, Uli Hoeness, i rekomandoi atij të largohet nga Bayerni në mënyrë që të ndeshet me sfida të reja.

Të ngjashme