Hutohet duke pirë ujë, pranon gol qesharak

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 08:58 | Nga

Duisburg arriti sot një fitore të vështirë prej 2:1 ndaj Ingolstadt në Bundesliga 2.

Por fitoren ia vuri në dyshim gabimi trashanik i portierit Mark Flekken, kur te rezultati 1:0 për vendësit, ai pranoi një gol qesharak.

Zhvillohej minuta e 18-të, kur Flekken u et aq shumë sa që u fut brenda portës së tij për ta shuar etjen, ndërkaq skuadra kundërshtare po avanconte në sulm.

U bë vonë kur atij më në fund i ra në mend që duhet të mbrojë, pasi që kundërshtari Stefan Kutschke tundi rrjetën për 1:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme