Vilfor Hysa është përforcimi i radhës për ekipin e Gjilanit

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 13:37 | Nga

Skuadra e Gjilanit ka vazhduar me përforcime para fillimit të garave.

Pasi iu larguan shumica e lojtarëve titullar, gjilanasit ia kanë mësyrë tregut të Shqipërisë.

Kësisoj gjilanasit kanë bërë edhe një transferim të radhës.

Transferimi i radhës i bardh e kuqve është sulmuesi shqiptar Vilfor Hysa.

Hysa së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Maltës, tek skuadra e Lija Athletic.

Ndërkohë gjatë karrierës së tij, Hysa ka luajtur edhe për skuadra të njohura në Shqipëri si Kukësi, Tirana, Flamurtari, Vllaznia e Shkodrës, Teuta e Durrësit, Kamza dhe Kastrioti.

28-vjeçari me Tiranën dhe Kukësin ka pasur paraqitje edhe në garat ndërkombëtare.

Ai ishte edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë deri në moshën 21 vjeçare.

Të ngjashme