Hysaj afër vazhdimit të kontratës me Napolin

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj e kishte paralajmëruar qëndrimin te Napoli edhe gjatë konferencës për shtyp të Kombëtares, por sot, gazetari Raffaele Auriemma, ka dhënë detaje të reja në numrin e sotëm të gazetës “Tuttosport”.

Sipas tij, dje mund të ketë qenë një ditë vendimtare për rinovimin e kontratës së Hysajt, me aktualen që skadon verën e ardhshme.

Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, është takuar sërish me menaxherin e shkodranit, Mario Giuffredi, e duket që është gjetur pika e takimit mes kërkesës prej 2.8 milionë eurosh në sezon dhe ofertës 2.2 milionë.

Me rinovimin e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, duhet gjetur një skuadër për huazimin e francezit Malcuit.

Edhe gazetari Ciro Venerato, ekspert i merkatos, për mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli, ka zbuluar: “Maksimovic dhe Hysaj do ta vijojnë aventurën e tyre te Napoli, pasi kanë shprehur dëshirën për të rinovuar”.

Hysaj kërkon të qëndrojë me pagë 2.8 milionë euro në sezon në rast të kualifikimit në Champions dhe me 2.6 milionë nëse Napoli siguron europa League-n. Napoli e ka rritur ofertën deri në 2.5 milionë, sipas tij.

Të ngjashme