Hysaj: Do ta respektoj kontratën me Napolin

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj ka thënë se nuk është momenti që të flas për të ardhmen.

E ardhmja e Hysajt është në ajër pas kontrata i përfundon në fund të sezonit mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Bisedimet për rinovimin kanë ngecur dhe gjitha rrugët dërgojnë në ndarje në fund të sezonit.

Sido që të jetë, si një profesionist i vërtet, Hysaj thotë se nuk është koha për të folur për diçka të tillë, por për ta ndihmuar ekipin e tij në pjesën e mbetur të sezonit.

“Do ta respektojmë kontratën time, do të jap maksimumin për skuadrën deri në fund. Pastaj, kur të jetë momenti për të folur, do të flasim. Jam këtu prej shumë vitesh, nuk mendoj për atë që do të vijë më pas. Jam shumë i përqendruar te skuadra”, u shpreh Hysaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme