Hysaj i gatshëm për ndeshjen kundër Interit

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 09:10 | Nga

Elseid Hysaj do të jetë i gatshëm për derbin e xhiros së Serie A.

Napoli dhe Inter, dy kryesuesit e ligës elitare italiane do të takohen në stadiumin napolitan të San Paolo.

Mbrojtësi shqiptar pësoi një lëndimi në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe për pasojë u zëvendësua me të filluar pjesa e dytë.

Por, si duket ka qenë në pyetje një lëndim i lehtë i reprezentuesit shqiptar dhe gjithçka do të jetë gati për takimin e së dielës.

Kësisoj, Hysaj do të zbresë në fushë si titullar përballë skuadrës me të cilën është tifoz.

Mbrojtësi gjithmonë ka pranuar se që i vogël ishte tifoz me Interin, ndërsa këtë herë do të synojë që të mposhtë zikaltërit në mënyrë që të vazhdojë kryesimin në kampionatin italian të cilin Napoli e ka filluar me bindjen se mund të fitojë titullin.

Kujtojmë se napolitanët janë lider të ligës elitare italiane ndërsa Nerazurrët zënë pozitën e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme