Hysaj i kthehet stërvitjeve me Napolin

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Të dielën Napoli i është kthyer fushës stërvitore pas një pushimi disa javor shkaku i koronavirusit. Tre portierët e Napolit, Orestis Karnezit, David Ospina dhe Alex Meret, kanë ardhur të parët në fushë rreth orës 9 të mëngjesit duke bërë ushtrime individuale.

Rreth orës 11 ka qenë radha e grupit të dytë, në të cilin ishte Elseid Hysaj, Lorenzo Insigne, Allan, Fabian Ruiz ndër të tjerë.

Lojtarët kanë stërvitur individualisht në tri fusha. Napoli i është kthyer stërvitjeve pasi asnjë lojtar apo anëtar i stafit nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Futbolli në Itali është pezulluar që nga mesi i marsit shkaku i koronavirusit. Klubet janë lejuar të fillojnë stërvitjet individuale, por për stërvitje të plota duhet pritur deri më 18 maj. Po ashtu është në dyshim nëse do të vazhdohet stinori në Serie A, pas rasteve të reja me koronavirus te disa klube italiane. 

Hysaj po pritet të largohet nga Napoli në përfundim të stinorit. Roma po insiston në transferimin e tij. 

 

Të ngjashme