Hysaj i pavendosur

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Elesid Hysajt te Napoli, vazhdon të mbetet në dyshim. Mbrojtësi shqiptar mund të largohet në fund të sezonit nga Napoli pasi nuk e ka vazhduar ende kontratën me skuadrën italiane.

Menaxheri i lojtarit, Mario Giufferdi, ka bërë të ditur se për të ardhmen e Hysajt do të vendoset pas përfundimit të sezonit aktual.

“Muaji maj do të jetë vendimtar për të ardhmen e Hysajt. Jemi duke shikuar disa opsione, por nuk kemi vendosur ende”, ka deklaruar Giufferdi.

Për Hysajn interesim ka pasur nga skuadrat si Atletico Madridi e Milani.

27-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015 kur u transferua nga Empoli.

Të ngjashme