Hysaj largohet nga Napoli, kjo është skuadra që e pret

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i Elseid Hysaj ka pranuar interesimin e klubit italian, Roma.

Hysaj është gati për t’u larguar nga Napoli në afatin e janarit.

Agjenti i tij tha se do të jetë në të mirë të Napolit nëse e lejojnë shqiptarin të largohet.

“Ka pasur diskutime me Romen gjatë afatit kalimtar, por ndaluam kur sezoni filloj, por mund të ndodh përsëri transferimi. Mendoj se është në të mirë të Napolit nëse negociojmë në janar, pasi mund ta humbasin si lojtar të lirë. Ka mbetur vetëm një sezon dhe Napoli nuk do të jetë vazhdimi i karrierës, duhet ta lejojnë të largohet”, deklaroi ai.

Napoli këtë sezon është në vendin e katër me 13 pikë, gjashtë me pak se lideri Juventus, që ende nuk ka humbur këtë sezon. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme