Hysaj mund ta lërë Napolin

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 16:42 | Nga

Mbrojtësi i Shqipërisë mund të largohet nga Stadio San Paolo në fund të këtij edicioni, pasi po përcillet me kujdes nga dy skuadrat e mëdha angleze.

Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Elseid Hysaj.

Hysaj me Napolin ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa vlera e klauzolës së largimit të tij është rreth 50 milionë euro.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë në radarin edhe të skuadrave tjera europiane, përfshirë këte edhe kampionin e Gjermanisë, Bayern Munich.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme