Hysaj nënshkruan kontratën e re, i katërfishohet rroga

Prishtinë | 25 Sht 2016 | 20:53 | Nga

Elseid Hysaj tashmë zyrtarisht ka firmosur zgjatjen e kontratës së tij me Napolin dhe nesër klubi do të bëjë publik detajet e marrëveshjes nëpërmjet një lajmërimi zyrtar.

Konfirmimi i firmës ka ardhur nga gazetari i njohur italian, Ivan Zazaroni.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka zbuluar se firma e parashikuar për të hënën, është hedhur në kontratë që sot me shifra të cilat tashmë e renditin futbollistin shqiptar mes yjeve të kampionatit italian.

“Sot në mëngjes, Hysaj ka rinovuar kontratën e tij për katër vite të tjera duke katërfishuar rrogën”, ishte postimi i Zazaronit, opinionist i “La Domenica Sportiva” në rrjetin televiziv “Rai”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme