Hysaj nënshkruan me Napolin deri më 2021

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 19:38 | Nga

Elseid Hysaj do të mbajë ngjyrat e Napolit deri me 2021. Konfirmimi zyrtar erdhi nga vetë presidenti De Laurentis, në një postim në rrjetet sociale. Fotografia që tregon momentin e nënshkrimit nga ana e futbollistit disa ditë më parë, shoqërohet me deklaratën e presidentit, i cili shpreh kënaqësinë për marrëveshjen e re me futbollistin e Kombëtares Shqiptare. Rinovimi parashikon edhe një zgjatje deri në 2022.

Sipas menaxherit të futbollistit, çdo gjë është zgjidhur me një mirëkuptim që ka përmbushur kërkesat e të dyja palëve, por ende nuk jepen detajet financiare. Megjithatë calciomercato.com shkruan se Hysaj do të përfitojë një rritje progresive të pagës që në vitin e fundit të kontratës mund të arrijë deri në 3 milionë euro, vec shpërblimeve. Paga e tij e mëparshme ishte 600 mijë euro në vit.

Mbrojtësi shqiptar luan tek Napoli që prej vitit të shkuar. Në merkaton e kësaj vere kishte lajme se Hysaj pëlqehej nga klube si Atletiko e Madridit, Bayern i Munchen, madje dhe Arsenal e Chelsea.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme