Hysaj nis bisedimet me Chelsean në janar

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, nuk ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të negociatave për kalim te Chelsea.

Hysaj ka ngecur të tregojë veten nën urdhrat e Carlo Ancelottit këtë sezon dhe tani pala e tij s’ka përjashtuar bisedimet me skuadrën e re të ish-trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri.

“Nuk mund të përjashtoj vazhdimin e negociatave me Chelsean në janar. E dimë se kishte kontakt verës sepse Sarri e donte atë, dhe e dimë që Davide Zappacosta s’ka pëlqimin e trajnerit. Ancelotti e vlerëson lojtarin, nuk ka luajtur aq shumë në Ligën e Kampionëve për shkak të arsyeve taktike. Ancelotti është trajner i madh sepse e di si ta përshtatë formacionin varësisht prej kundërshtarit. Tani ka disa rotacione dhe s’është korrekte që Hysaj të humbë vendin. Duket e paarsyeshme sepse në sezonet e fundit ka luajtur gjithmonë”, ka thënë Mario Giuffredi për Radio CRC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme