Hysaj nuk luan ndaj Interit

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 08:41 | Nga

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj vazhdon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Ditën e hënë në ndeshjen mes Napolit dhe Sassuolos, Hysaj ka pësuar një lëndim që po e pengon të stërvitet 100%.

Kësisoj mbrojtësi shqiptar rrezikon të mbetet jashtë ekipit të parë të Napolit në ndeshjen derbi ndaj Interit.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se deri në momentin e fundit të ndeshjes aktivizimi i Hysajt është në dyshim.

Gjithsesi vendimin final do ta marrë trajneri Sarri nëse do të rrezikojë ta aktivizoj shkodranin apo jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme