Hysaj nuk rinovon me Napolin, largohet në qershor

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli si lojtar i lirë. Klubi i Napolit nuk ka më interes për t’i plotësuar kërkesat futbollistit shqiptar për rinovimin e kontratës, ndaj palët do të ndahen pas një bashkëpunimi 6-vjeçar.

Se futbollisti shqiptar do të largohet në përfundim të sezonit e ka konfirmuar edhe Mario Giuffredi.

“Rinovimi i Hysajt? Mendon se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër. Napoli ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor. Edhe futbollistë të tjerë duan pagë të lartë, por është dyshimi nëse mund të bëjnë më mirë se Hysaj.”

Franca apo Spanja mund të jenë destinacionet e ardhshme të futbollistit kuqezi, i cili është në kulmin e karrierës dhe i pjekur si futbollist.

Mediet në Itali shkruajnë për një interesim të mundshëm nga Olimpique Marseille dhe Lyoni, ndërsa në vendin Iberik po e vëzhgon Sevilla, që ka si drejtor teknik ish drejtuesit e Romës, Monchi, i cili e njëh në detaje futbollit italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme