Hysaj pëson lëndim, Napoli konfirmon se shkodrani nuk do të grumbullohet me Shqipërinë

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj ka pësuar një lëndim të frikshëm në ndeshjen Torino – Napoli, e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ka lëshuar fushën e lojës në minutën e 34-të, pasi pësoi një lëndim në gjoks.

Pas lëndimit të pësuar, lojtari nuk do të mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë.

Këtë gjë e ka konfirmuar Napoli nëpërmjet një deklarate për media të lëshuar pas ndeshjes me Torinon.

“Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në pjesën e kraharorit. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologjik, kjo ishte diagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli nga sfida pas një përplasje në takimin mes Torinos dhe Napolit.

“Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares së Shqipërisë”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit italian.

Kësisoj Hysaj do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për takimet me Turqinë dhe Moldavinë që Kuqezinjtë i zhvillojnë në muajin tetor.

Të ngjashme