Hysaj refuzon Arsenalin dhe Manchester Unitedin

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 09:07 | Nga

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, pritet t’i refuzojë gjigantët e Premierligës angleze, Manchester Unitedin dhe Arsenalin.

Sipas Calciomercato.com, mbrojtësi shqiptar do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin duke e injoruar interesimin e gjigantëve anglezë, transmeton Express.

24-vjeçari është shndërruar në njërin prej mbrojtësve të krahut të djathtë më të kërkuar në Evropë, sidomos duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve nga Premierliga.

Por, Hysaj pritet të bjerë në ujdi për kontratë të re e cila mund të ketë klauzolë lirimi prej 80 milionë eurove.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme