I biri tallet me Messin: “Unë jam Liverpooli, ti je Barcelona”

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ka treguar se si është tallur nga i biri i tij kur luanin së bashku në shtëpi.

Javë më parë Barcelona ishte eliminuar nga Liverpooli në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke pësuar me rezultat prej 4 me 0 në Anfield Road, transmeton Koha.net.

Djali i Messit, Mateo së fundmi ka tallur të atin duke i thënë se, “Unë jam Liverpooli e ti je Barça”.

“Luajtëm në shtëpi dhe së fundmi ai më tha ‘Unë jam Liverpooli që të ka mposhtur. Ti je Barça dhe unë Liverpooli”, ka zbuluar Messi për TyCSport.

Messi, që ka tre djem – Thiagon (i lindur më 2012), Mateon (i lindur më 2015), dhe Ciro (i lindur më 2018), ka treguar se si Mateo tallet edhe me vëllezërit e tij.

Messi ka thënë se sa herë që luan Real Madridi, Mateo i feston golat e “Los Blancos” vetëm që t’i zemërojë vëllezërit e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme