I forti Cristiano Ronaldo, vazhdon të punojë në shtëpi

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

CR7 është shumë aktiv në këto ditë karantine për shkak të COVID-19.

Cristiano Ronaldo vazhdimisht publikon foto, video duke ushtruar, me fëmijët, me të dashurën Georgina Rodriguez, duke treguar se po i kalon për mrekulli këto ditë karantine me familjen.

Ai nuk e ka ndalur asnjëherë punën që e karakterizon më së shumti atë.

Është i çmendur pas fitnesit dhe këtë e bën edhe në shtëpi, në Madeira ku po qëndron këto ditë, para se të udhëtojë për Itali pasi deri me 18 maj, futbollistët do të jenë të lirë për t’u stërvitur në grupe.

Në videon e publikuar së fundmi, CR7 ka treguar paksa muskujt. 

Të ngjashme