I gjithë ekipi i Derbyt mungon ndaj Chorleyt

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Wayne Rooney dhe i gjithë ekipi i parë i Derbyt do të mungojë të shtunën në ndeshjen e Kupës FA kundër Chorleyt për shkak të përhapjes së koronavirusit, që bëri mbylljen e qendrave stërvitore ka mësuar agjencia e lajmeve “PA”.

“The Rams” do ta përbëjnë ekipin e parë me të rinjtë e ekipit nga grupmosha U18 dhe U23 në “Victory Park” të shtunën. Një numër i konsiderueshëm i ekipit të parë dhe stafit të ekipit rezultuan pozitiv për Covid-19 të hënën, ndërsa hapësirat stërvitore janë mbyllur menjëherë.

Derby e konfirmoi një gjë të tillë të hënën nëpërmjet komunikatës, ndërsa ka shtuar se është në bisedime me EFL-në dhe Shoqatën e Futbollit për ndeshjet e radhës. Rregullat e Kupës FA thonë se klubet duhet patjetër t’i luajnë ndeshjet që i kanë dhe t’i kenë 14 lojtarë të rregullt, përfshirë ata nga grupmosha U23 dhe U18. Takimi në stadiumin “Victory Park” ndërmjet Chorleyt dhe Derbyt do të luhet nga ora 13:15

Të ngjashme