I harruar nga Challandes, Donis Avdijaj gjen golin e parë me fanellën e Trabzonsporit

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

I harruar nga Bernard Challandes në ndeshjet e fundit të Kosovës, Donis Avdijaj sot e ka dhënë një sinjal shumë të rëndësishëm.

Ai ka arritur ta gjejë golin në javën e pestë në Superligën turke.

Avdijaj ka shënuar një gol shumë të bukur në ndeshjen si mysafir i Sivassporit.

Zhvillohej minuta  e tretë e ndeshjes kur sulmuesi nga Istogu me një goditje të fuqishme nga jashtë zonë shënoi për 1-0.

Pas golit nuk mungoi festa e tij me shqiponjë.

Avdijaj kishte pushuar disa muaj pasi e shkëputi kontratën nga Willhem II.

Nëse vazhdon me këtë fortë, mund të ndodh që Bernard Challandes ta ftojë në ndeshjet e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme