I jashtëzakonshmi Fury, i nominuar për thuajse të gjitha çmimet e vitit

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Rikthimi i Tyson Fury në ringun e boksit ishte padyshim momenti më i madh për sportin në 2018.
Britaniku arriti që pas 3 viteve mungesë, pas një jetë të narkomanit, pas depresionit të madh, të rikthehet dhe të bëjë për vete të gjithë.

Fury arritit që t’i bëjë ballë kampionit të WBC, Deontay Wilder, të cilin për mendimin e shumëkujt edhe e mposhti, mirëpo juria ia mohoi rikthimin më të madh në histori të sportit.

Për gjithë këtë sukses të jashtëzakonshëm, Fury është shpërblyer duke u nominuar pothuajse për të gjitha çmimet, transmeton lajmi.net.

Të gjitha kategoritë ku është nominuar britaniku ua sjellim më poshtë.

Luftëtari i vitit

Ndeshja e vitit

Nokauti i vitit

Trajneri i vitit ( Ben Davison)

Rikthimi i vitit

Evenimenti i vitit

Raundi i vitit

Inspirimi i vitit

Të gjitha këto nominime, Fury i pranoi nga “Ring Magazine”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme