I pazëvendësueshmi në Serie A, dyfishohet vlera e Amir Rrahmanit në tregun e transferimeve

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Vlera e mbrojtësit të Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmanit, në tregun e transferimeve është dyfishuar, transmeton Gazeta Metro.

Mbrojtësi i Kosovës ka shënuar një progres të madh që në edicionin e tij të parë në Serie A, pas transferimet te Hellas Verona nga Dinamo i Zagrebit.

Në kampionatin italian deri më tani janë zhvilluar 23 ndeshje dhe në të gjitha ndeshjet Rrahmani ka qenë startues dhe i pazëvendësueshëm te skuadra e tij.

Sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve ‘Transfermarkt’, 25 vjeçari tani ka vlerën prej 12 milionë eurove.

Pra, vlera e Amir Rrahmanit është dyfishuar nga 6 milionë sa vlerësohej më parë në 12 milionë tani. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme