I vdiq vëllai para ndeshjes, mesfushori i Frankfurtit kërkoi të luante

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Një histori prekëse i ka ndodhur mesfushorit të Eintracht Frankfurt, Lucas Torro.

Frankfurti realizoi fitore të thellë prej 4-1 ndaj Lazios mbrëmë në Ligën e Evropës dhe padyshim se kjo do t’i dedikohet mesfushorit Lucas Torro.

Ai humbi vëllanë e tij vetëm 27-vjeç, pak orë para startit të ndeshjes, teksa preferoi të luante përballë Lazios, më pas u nis drejt Spanjës.

Askush përveç trajnerit Adi Hutter nuk e dinte për dhimbjen e Torros, ndërkohë që mesfushori në fundin e ndeshjes, nisi të qante në fushë.

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së vëllait të futbollistit të Eintracht.

“Ky lajm i trishtuar e ka mjegulluar festën tonë pas ndeshjes”, ka thënë Hutter.

“Lucas dëshironte të ishte në fushë, pavarësisht dhimbjes. Ai do të jetë në ditët e ardhshme pranë familjes dhe si pasojë të dielën ndaj Hoffenheimit nuk do të jetë në fushë”, u shpreh trajneri i skuadrës gjermane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme